Baza e të dhënave
Baza e të dhënave paraqet parametrat e të gjithë ekzoplanetëve të njohur. Të dhënat përditësohen çdo ditë nga Enciklopedia e Sistemeve Ekzoplanetare - Encyclopaedia of Exoplanetary Systems. Kjo Enciklopedi, një referencë botërore për studiuesit, mbledh të dhënat mbi sistemet ekzoplanetare nga revista kërkimore ndërkombëtare.
- Katalogu edukativ më poshtë është një paraqitje tjetër e të njëjtit grup të dhënash si katalogu i Portalit të Sistemeve Ekzoplanetare.
Dallimet midis dy katalogëve janë:- Gjuha angleze e faqes së kërkimit.
- Mundësia për të parazgjedhur llojin e objekteve në katalogun kërkimor (paracaktimet)
- Prania e parametrave të llogaritur në katalogun edukativ (rastet me ngjyrë blu dhe jeshile).
- Në të ardhmen, këto veçori (parametrat e llogaritur, parazgjedhja e familjeve planetare) do të jenë të aksesueshme në të dy katalogët.
- Mjetet statistikore janë aktualisht të lidhura me katalogun kërkimor, dhe për këtë arsye aktiviteti Eksploro bazën e të dhënave përdor katalogun kërkimor.
- Numëruesi më poshtë përcakton sasinë e objekteve në disa familjeve të Enciklopedisë.
Loading...
Parametrat janë përshkruar këtu dhe këtu
Kufijtë e bazës së të dhënave :
- Kufiri i sipërm: Baza e të dhënave përfshin objekte me masa më të vogla se 60 masa Jupiteri (MJ). Ky popullim objektesh është një përzierje planetësh dhe xhuxhësh të errët, megjithëse ende nuk është e mundur të bëhet dallimi mes tyre (shih Përkufizimi i një ekzoplanetit). Baza përfshin edhe objekte më ekzotike, si planetet që rrotullohen rreth pulsarëve.
- Kufiri i poshtëm i katalogut (objektet më të vogla) varet nga kufizimet e instrumenteve vëzhguese. Çdo teknikë ka kufizimet e veta vëzhguese.