Sa kohë do të duhej për të arritur ekzoplanetët e zgjedhur nga ju?

Tema:

Me zbulimin e vazhdueshëm të ekzoplaneteve, ka gjasa që të identifikohet një ekzoplanet i afërt që tregon shenja jete. Në atë moment, informacioni i misioneve hapësinore, si me ekuipazh ashtu edhe pa ekuipazh, do të jetë thelbësor për eksplorimin e jetës jashtëtokësore. Sa kohë do të zgjasin këto misione hapësinore?

Aktualisht, anija më e shpejtë pa ekuipazh është New Horizons, e cila udhëton me 58,540 km/h, ndërsa anija më e shpejtë me ekuipazh është Apollo 10, që arriti shpejtësi prej 39,900 km/h. Për më tepër, anija më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë është Parker Solar Probe, e cila përdor tërheqjen gravitacionale të Aferditës për të lëvizur rreth Diellit. Ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 692,000 km/h, duke e bërë anijen më të shpejtë të ndërtuar nga njeriu.
Ndërkohë, inxhinierët janë optimistë për mundësinë e ndërtimit të një anijeje hapësinore të aftë të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se 1,000 km/s.

Objektivat:

  • Llogaritja e distancave në univers.
  • Vlerësimi i kohës së udhëtimit brenda Sistemit Diellor dhe për të arritur te ekzoplanetët.
  • Zgjedhja e përshtatshme e njësive të distancave dhe kohëve në paraqitjen e rezultateve.

Niveli: çdo nivel

Kohëzgjatja: Rreth 1 orë

Njohuritë paraprake

Materialet e nevojshme:

Aktiviteti të zhvillohet në grupe (në çifte, nëse është e mundur)

  • 1 laps për çdo nxënës,
  • 1 fshirëse për çdo nxënës,
  • 1 fletë letre A4 për çdo nxënës.

Tema dhe Zgjidhja:

Autor: Iharka CSILLIK, Akademia Rumune, Instituti i Astronomisë, Observatori i Cluj-Napoca.