Efekti Doppler
Efekti Doppler në një shembull të përditshëm:
Kur një valë zanore emetohet, tingulli që dëgjon dëgjuesi ndryshon nëse burimi ose vëzhguesi lëvizin në lidhje me njëri-tjetrin. Për shembull, një motor që kalon pranë dëgjuesit është një burim tingulli që fillimisht afrohet dhe më pas largohet. Gjatë afrimit, frekuenca e tingullit rritet, dhe ai perceptohet si më i lartë; kur largohet, frekuenca ulet, dhe tingulli perceptohet si më i ulët.
Efekti Doppler në astronomi:
Efekti Doppler mund të vërehet në spektrin e një objekti (yll, planet, galaktikë...) që përftohet nga analiza e dritës së marrë prej tij. Kur objekti largohen ose afrohet, spektri zhvendoset drejt gjatësive valore më të gjata (në rast largimi) ose më të shkurtra (në rast afrimi).
Në figurën e mëposhtme, shfaqet një çift vijash absorbimi në tre objekte. Spektri i parë i përket Diellit, i cili është i palëvizshëm ndaj vëzhguesit: një çift vijash të errëta janë të dukshme në ngjyrën e gjelbër. Në spektrin e dytë (e një galaktike që po largohet), ato janë zhvendosur drejt ngjyrës së verdhë. Në spektrin e tretë, galaktika po largohet më shpejt dhe vijat janë zhvendosur drejt ngjyrës portokalli.
Efekti Doppler me të dhëna reale:
Në këto të dhëna reale, shigjetat tregojnë pozicionin e vijave të errëta në tre galaktika gjithnjë e më të largëta. Galaktikat që janë shumë larg nesh po largohen me shpejtësi të madhe, dhe spektri i tyre është zhvendosur dukshëm drejt të kuqes.
Llogaritja e zhvendosjes spektrale nga efekti Doppler:
Nëse gjatësia e valës së dritës është $\lambda$ (m), atëherë largësia midis kreshtave të valës është $\lambda$ dhe ato largohen nga burimi në intervale kohore te barabarta prej $P$ (s), të tilla që: $\lambda = c \times P$, ku $c$ është shpejtësia e dritës ($3 \times 10^8$ m/s).
Nëse burimi është i palëvizshëm ndaj vëzhguesit, ky i fundit merr një valë me kreshta të ndara me $P$ sekonda dhe gjatësia e valës së marrë $\lambda$ është e barabartë me gjatësinë e valës së emetuar.
Nëse burimi i valës është në lëvizje ndaj vëzhguesit me një shpejtësi $v_r$, kreshtat e valës emetohen në intervale kohore $P$. Gjatë intervalit kohor midis emetimit të dy kreshtave, burimi ka përshkuar një distancë: $d = v_r \space P$.
Nëse burimi largohet nga vëzhguesi, kreshta e dytë e valës përshkon një distancë më të madhe për të arritur tek vëzhguesi — një distancë e barabartë me: $\lambda + d$. Vëzhguesi merr një valë me gjatësi vale
$$\lambda’ = \lambda+d=Pc+v_{r} P = Pc (1+\frac {v_{r}} {c})$$
Gjatësia valës së marrë shkruhet: $\lambda (1+\frac {v_{r}} {c})$.
Pra, kjo është më e madhe se $\lambda$ dhe drita e vëzhguar do të jetë më e kuqe se ajo e emetuar.
Në të kundërt, nëse burimi afrohet me vëzhguesin, kreshta e dytë e valës përshkon një distancë më të shkurtër për të arritur tek ai — një distancë e barabartë me: $\lambda - d$. Vëzhguesi merr një valë me gjatësi vale
$$\lambda’ = \lambda-d=Pc-v_{r} P = Pc (1-\frac {v_{r}} {c})$$
Gjatësia e valës së marrë shkruhet: $\lambda (1-\frac {v_{r}} {c})$
Kjo është më e vogël se $\lambda$, dhe drita e vëzhguar do të jetë më blu se ajo e emetuar.
Efekti Doppler në kërkimin e ekzoplanetëve