Ku ndodhen ekzoplanetët?

PAGE IN PROGRESS

  • Ku ndodhen ekzoplanetët në qiell?

Yjet rreth të cilëve rrotullohen këta planetë, të quajtur yje pritës, janë të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në qiell dhe gjenden në të gjitha konstelacionet.

Platforma GAIA SKY mund të përdoret për të eksploruar qiellin në kërkim të ekzoplanetëve dhe objekteve të tjera qiellore.

Në hartën qiellore të ekzoplanetëve, shenjat "kryq" tregojnë pozicionet e ekzoplanetëve të njohur në qiellin e hemisferës veriore dhe jugore. Kur përzgjedh një prej tyre, shfaqet emri i yllit, distanca e tij nga Dielli në parsek dhe numrin e planetëve të zbuluar përreth tij. Në hemisferën veriore dallohet një zonë e dendur që përputhet me fushën e vëzhgimit të teleskopit Kepler.

  • A janë larg nesh ekzoplanetët?

Secila nga metodat e përdorura ka distancën e vet kufi ku mund të zbulojë ekzoplanetë.

  • Shumica e ekzoplanetëve të zbuluar përmes vëzhgimit direkt ndodhen më pak se 500 parsek larg Diellit, ndërkohë që galaktika jonë ka një rreze prej 40,000 parsek.
  • Metoda e shpejtësisë radiale, e cila ka sjellë një pjesë të madhe të zbulimeve, kap gjithashtu ekzoplanetë të vendosur disa dhjetëra parsek larg nesh.
  • Në rastin e metodave të tjera, distanca mund të jetë shumë më e madhe — aktualisht deri në disa mijëra parsek përmes metodës tranzit ose asaj me pulsar timing. Metoda e lensimit gravitacional mund të zbulojë planetë edhe në largësi prej disa dhjetëra mijëra parsek.

Duhet të kemi parasysh se të gjitha këto janë objekte brenda Galaktikës sonë, dhe madje përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të saj, pasi diametri i Galaktikës vlerësohet rreth 100,000 vite drite. Planetët në galaktika të tjera janë të paarritshëm, përveç ndoshta nëpërmjet metodës së lensimit gravitacional.

  • Ekzoplanetët në galaktikë

Në hartën 3D të qendërzuar tek Dielli, mund të shohim ekzoplanetë të grupuar në zona që shtrihen larg nga qendra. Këto zona përfaqësojnë fushat e vrojtimit të misioneve Corot dhe Kepler (metoda e tranzitit) ose të projektit OGLE (metoda e lensimit gravitacional).

Kjo pamje polare tregon distancat e ekzoplanetëve nga Dielli.