Çfarë është një planet i banueshëm?

Tema:

Në galaktikën tonë, Rruga e Qumështit, janë zbuluar tashmë shumë planete që rrotullohen rreth yjeve të tjerë, përveç Diellit tonë. Këta njihen si ekzoplanetë. Midis tyre ka gjigantë gaztë të ngjashëm me Jupiterin, Saturnin, Neptunin dhe Uranin në Sistemin Diellor, si dhe planetë shkëmborë shumë më të vegjël (të njohur si planetë tokësore), të ngjashëm me Tokën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin. Kjo ngre pyetjen: a mund të ketë jetë në këta planetë të vegjël, disa prej të cilëve janë pak a shumë të ngjashëm me Tokën? Çfarë e bën një planet të banueshëm? Kjo pyetje është objekt i një diskutimi të gjerë në komunitetin shkencor, pasi shembulli i vetëm që njohim është planeti Tokë... Megjithatë, mund të supozojmë me të drejtë se për të zhvilluar jetë – ashtu siç e njohim – uji në formë të lëngshme është një element i rëndësishëm. Por cilat janë kushtet e nevojshme që uji i lëngshëm të jetë i pranishëm në sipërfaqen e një planeti?

Niveli: Klasa IV, V & VI
Kohëzgjatja: Rreth 1 orë

Njohuritë paraprake:

Objektivat:

  • Të mësojnë për gjendjet e ndryshme të ujit.t.
  • Të kuptojnë se temperatura sipërfaqësore e një ylli përcakton ngjyrën e tij.
  • Të vendosin një planet në distancën e duhur nga ylli i tij, në mënyrë që uji i lëngshëm të mund të ekzistojë në sipërfaqe.

Materialet e nevojshme:

Aktiviteti zhvillohet në grupe (në çifte, nëse është e mundur).

Për çdo grup nxënësish:

  • 1 palë gërshërë për çdo nxënës,
  • 1 laps për çdo nxënës,
  • 1 mprehëse lapsash për çdo nxënës,
  • 1 fshirëse për çdo nxënës,
  • 1 ngjitës në formë shkopi,
  • 1 fletë letre A3,
  • 1 vizore,
  • 1 tabelë plastike ,
  • 1 marker për tabelë plastike,
  • 1 fshirëse për tabelë plastike.

Tema, Shtojcat dhe Zgjidhja:

Autor: Caroline Barban, LIRA/UFE, Observatoire de Paris