Zbulimi i një ekzoplaneti përmes lëvizjes së yllit

Tema:

Ekzoplanetët nuk janë aq të ndritshëm sa për t’u parë, por mund të jenë mjaft të mëdhenj e të shkaktojnë lëvizje të yjeve rreth të cilëve vërtiten. Qëllimi i parë i këtij aktiviteti është të kuptohet koncepti i qendrës së gravitetit të dy objekteve. Më pas, duke vëzhguar lëvizjen e yjeve, të gjendet nëse nga kjo lëvizje mund të zbulohet prania e planetëve.

Niveli: Klasa IV, V & VI
Kohëzgjatja: Rreth 1 orë

Objektivat:

  • Të kuptohet koncepti i qendrës së gravitetit përmes shembujve konkretë.
  • Të vërehet prania e planetëve në fushat rrotull yjeve duke analizuar lëvizjet e tyre.

Materialet e nevojshme:

  • Shkop druri ose bambuje (50 cm)
  • Litar
  • Pako me masë 1 kg, 500 g, 250 g, 100 g (makarona, sheqer, etj.), nga dy për secilën masë.

Tema, Shtojca dhe Zgjidhja:

Autorët: Françoise Roques, Mathieu Hirtzig (UFE, Observatoire de Paris), Yaël Nazé (université de Lièges).