Mjetet statistikore

Për të eksploruar vetitë e mijëra ekzoplaneteve në bazën e të dhënave nevojiten mjete statistikore. Portali ofron tri mjete në këtë faqe :

  • HISTOGRAMI paraqet numrin/proporcionin e ekzoplanetëve si funksion i vlerave të parametrit të zgjedhur.
Histogrami i masave të planetëve (në masa Jupiteri). Boshtet janë në shkallë lineare.
  • SHPËRNDARJA (DIAGRAMI) paraqet ekzoplanetët si pika me koordinata që përfaqësojnë dy parametra të përzgjedhur. Ngjyrat tregojnë mënyrat e ndryshme të zbulimit të ekzoplaneteve.
Diagrami i periodave orbitale të planetëve (në ditë) si funksion i masave të tyre (në masa Jupiteri). Ngjyra korrespondon me metodën e zbulimit të ekzoplanetit. Boshtet janë në shkallë logaritmike.
  • POLARI paraqet ekzoplanetët si pika të vendosura radialisht sipas distancës së tyre nga Dielli.

Në diagramë dhe histogramë, anash figurës mund të zgjidhen parametrat dhe opsionet për figurën (intervali i vlerave të parametrave, kalimi në shkallë logaritmike, shtimi i shiritave të gabimit, ruajtja e figurës, mundësia për të përshtatur madhësinë dhe ngjyrën e pikave, zgjedhja e një histogrami kumulativ).

Në pjesën e sipërme të figurës, mund të zgjidhni statusin e tyre ekzoplanetë të konfirmuar, ekzoplanetë kandidatë, dhe ekzoplanetë me status të papërcaktuar (të pakonfirmuar). Mund të zgjidhni gjithashtu planetët sipas metodës së zbulimit.

Në pamjen Polar, ngjyra e pikave lidhet me një parametër sipas zgjedhjes suaj, duke përfshirë rrezatimin që merr planeti krahasuar me rrezatimin që merr Toka nga Dielli.

Anshmërija në vëzhgim :

Në diagramë shohim pak ekzoplanetë në anën e majtë të figurës, domethënë ekzoplanetë me masë të vogël. Kjo ndodh sepse instrumentet nuk janë sa duhet të ndjeshëm për të zbuluar planetë të vegjël. Kjo është anshmëri (bias) në vëzhgim. Të gjitha metodat e zbulimit kanë anshmëritë e tyre.

Histogrami tregon se ka më shumë planetë të vegjël sesa të mëdhenj (sipas intervalit të masës). Meqenëse planetët e vegjël janë më të vështirë për t’u zbuluar, në të vërtetë ka më shumë planetë të vegjël sesa planetë masivë.

Të kuptuarit e këtyre anshmërive është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuar vetitë e popullatave të ekzoplanetëve.

Diagrami tregon gjithashtu se metodat e zbulimit plotësojnë njëra-tjetrën, pasi secila është e ndjeshme ndaj llojeve të ndryshme të ekzoplanetëve.