Vëzhgimi i drejtpërdrejtë (Imaging)
Imazhi i parë i një ekzoplaneti u realizua në vitin 2004 nga ekipi i astronomit francez Gaël Chauvin, duke përdorur instrumentin NACO të Very Large Telescope (VLT), pjesë e Observatorit Jugor Europian (European Southern Observatory-ESO) në Kili. Ky imazh paraqet një planet të ri gjigant të gaztë që rrotullohet rreth një xhuxhi të errët të quajtur 2M1207.
Që një planet të zbulohet përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë (imaging), ai duhet të jetë i ndritshëm dhe i larguar nga ylli. Ndryshe nga metodat indirekte, vëzhgimi i drejtpërdrejtë nuk kërkon monitorimin për disa perioda rrotulluese të planetit. Megjithatë, për të konfirmuar zbulimin përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë, është e nevojshme të verifikohet që burimi i dritës lidhet me yllin. Prandaj, merren të paktën dy imazhe në interval disa muaj (në varësi të amplitudës së lëvizjes së vetë yllit), për të parë nëse lëvizja e planetit përputhet me një objekt në orbitë Kepleriane.
Raporti i fluksit planet/yll është jashtëzakonisht i dobët. Meqenëse planeti, kur shihet nga vëzhguesi, është shumë pranë yllit të tij, vëzhguesi “verbohet” nga drita e yllit dhe e ka të vështirë të shohë planetin.
Zgjidhja për këtë mangësi është të zvogëlohet ndjeshëm fluksi i yllit pa ndikuar në atë të planetit. Ekzistojnë dy teknika për ta realizuar këtë: koronagrafia dhe interferometria anuluese e fluksit të yllit.
- Koronagrafia:
Duke e thënë thjesht, kjo teknikë konsiston në fshehjen e yllit me anë të një maske koronagrafike në planin e imazhit (pa fshehur planetin).
- Interferometria anuluese:
Fluksi nga një yll mund të reduktohet gjithashtu në një interferometër të përbërë të paktën nga dy pasqyra. Fluksi i yllit nga njëra pasqyrë mund të rregullohet që të interferojë në mënyrë destruktive me atë nga pasqyra tjetër (janë në kundërfazë). Kjo interference destruktive e anulon dritën e yllit. Konfigurimi i interferometrit mund të rregullohet në mënyrë që fluksi nga planeti të mos anullohet. Meqenëse rrezet e dritës nga planeti vijnë nga një drejtim paksa i ndryshëm nga ai i yllit, rruga e përshkuar nga këto rreze nuk është e njëjtë.
*********
Tani mund të thuhet se kjo metodë funksionon mirë, por ende nuk kemi arritur pjekurinë teknologjike të nevojshme për të zbuluar planetë si Jupiteri që ndodhen “afër” yjeve të tyre. Po zhvillohet kërkim intensiv për të kapërcyer këtë kufizim, dhe kjo pritet të bëhet e mundur me teleskopin ELT (Extremely Large Telescope) rreth vitit 2030. Gjithashtu, duhet sqaruar se teleskopi hapësinor James Webb (JWST) nuk mund të vëzhgojë kënde të brendshme më të vogla, por është në gjendje të zbulojë planetë më pak masivë se Jupiteri — që përbën kufirin aktual të ndjeshmërisë. Ai ka filluar të zbulojë planetë me masë të ngjashme me atë të Saturnit.
************
Kjo teknikë deri më 16/11/2026 ka çuar në zbulimin e
objektet.
Avantazhet:
- Mundëson marrjen e spektrit të planetit, që jep një matje të temperaturës dhe përbërjes së tij.
- Përdoret për të studiuar planetët që ndodhen larg një ylli.
Mangësitë:
- Nuk jep informacion mbi masën dhe rrezen e planetit.
- Nuk është e aftë të studiojë planetët që ndodhen pranë yllit të tyre.

