Mekanika qiellore
Tre figura të shquara si Tycho Brahe, Johannes Kepler dhe Isaac Newton konsiderohen pararendës të mekanikës qiellore, disiplinës që merret me përllogaritjen e lëvizjes së trupave në Sistemin Diellor.
Tycho Brahe realizoi vrojtime tepër të sakta të pozicionit të planetëve në qiell, me një shkallë saktësie të padëgjuar në atë kohë (1600).
Këto vrojtime shumë të sakta për një periudhe të gjatë kohore e ndihmuan më pas Johannes Keplerit të përcaktonte se planetët ndjekin orbita eliptike dhe se, në këto orbita, planetët udhëtojnë më shpejt kur janë afër Diellit. Ekuacionet që përcaktojnë këtë lëvizje janë tre ligjet e Keplerit.
Isaac Newton tregoi se këto lëvizje përcaktohen nga tërheqja gravitacionale midis planetëve dhe Diellit.
Tycho Brahe në observatorin e tij "Uraniborg".
(Observatoire de Paris library)