Funksionet

Një funksion tregon se si një madhësi ndryshon në raport me një tjetër.

Për shembull, funksioni:

$$ vëllimi(rreze)=\frac{4}{3}.\pi.rreze^3 $$

tregon se si vëllimi i një sfere ndryshon në varësi të rrezes.

$\pi=3.1415926$ , është konstantja pi .

! E rëndësishme !
Njësitë e rrezes dhe vëllimit janë të lidhura mes tyre. Nëse rrezja matet në kilometra, atëherë vëllimi matet në kilometra kub. Nëse rrezja e një planeti shumëzohet me 2, vëllimi shumëzohet me $2^3=8$

(VIJON: Njësitë për matjen e masës)